Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Anketa në SHBA: Bie me 60% mbështetja ndaj Obamës
English

Anketa në SHBA: Bie me 60% mbështetja ndaj Obamës

Uashington, 13 Korrik, NOA – Amerikanëve duket se u ka rënë entuziazmi ndaj presidencës Obama duke shënuar një rënie të mbështetjes së saj.

Këtë e tregon një anketim i fundit i publikut amerikan, i cili tregon se rreth 60 për qind e të anketuarve kanë humbur besimin tek aftësia e presidentit Barak Obama për të udhëhequr vendin.

Anketimi i kryer nga gazeta Uashington Post dhe ABC Neus, pasqyron nivelin më të ulët të besimit të publikut tek presidenti, që kur ai erdhi në pushtet 18 muaj më parë.

Duket se në këtë vlerësim jo të mirë të presidencës Obama duket se ka ndikuar lufta jashtë vendit, papunësia e lartë në vend, rënia e tregut të aksioneve dhe tregut të shtëpive, por edhe kriza e derdhjes së naftës në Gjirin e Meksikës.

49 për qind e votuesve thonë se mund të votojnë për ligjvënësit republikanë në zgjedhjet për në Kongres të nëntorit, krahasuar me 45 për qind që thonë se do të votojnë për demokratët.

n.e/NOA

KOMENTE