Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Axhenda Ndërkombëtare 13 Korrik 2010
English

Axhenda Ndërkombëtare 13 Korrik 2010

KRYESORE ----------------- NJU ORLINS - Grupi energjetik britanik i ''British Petrolium'' instaloi me sukses natën e kaluar një hinkë të re mbi burimin e pusit të naftës të shkatërruar, që po ndot detin e Gjirit të Meksikës, që do të mundësojë mbledhjen integrale të naftës së papërpunuar që derdhet në ujë që prej 13 javëve. MADRID - Gjashtë shtetas kubanezë të shoqëruar nga familjet e tyre u nisën natën e kaluar nga Kuba drejt Madridit, ndërkohë që një i shtatë do të niset gjatë ditës së stome me një fluturim tregtar spanjoll nga Havana, në kuadër të një marrëveshjeje mbi lirimin gradual të 52 të burgosurve politikë të dënuar në vitin 2003 me 6-28 vjet burg. TË TJERA -------------- KAMPALA/MOGADISHO - Vazhdim i hetimeve mbi atentatin e dyfishtë, të marrë përsipër nga rebelët shebab, grup islamik somalez të lidhur me al-Kaidën, që shkaktoi vdekjen e 74 personave të dielën në kryeqytetin ugandez natën e finales të botërorit të futbollit. PARIS - President francez, Nicolas Sarkozy pret 12 krerë shteteve të 14 ish-kolonive franceze të Afrikës për një takim pune në Elize, një ditë para zhvillimit të një parade madhështore të ngjyrave afrikane më 14 korrik, për të festuar pavarësinë e tyre. BRUKSEL - Takim i ministrave evropianë të Financave, lidhur me modalitetet e publikimit të rezultateve të testeve mbi soliditetin e bankave të BE-së dhe mbi mbikëqyrjen financiare në Evropë. UASHINGTON - Komisioni i Senatit për Çështjet Juridike do të japë opinionin mbi emërimin e Elena Kagan në Gjykatën e Lartë, para një votimi në seancën plenare, ku Kagan pritet të marrë mbështetjen pa vështirësi. BRUKSEL - Vizitë e kryeministrit palestinez Salam Fayyad, që pasohet nga një konferencë për shtyp me kryeministrin belg, Yves Leterme, vendi i të cilin mban presidencën e radhës së BE-së, më pas takim me presidentin e Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso. STAMBOLL - Shefja e diplomacisë së BE-së, Catherine Ashton dhe ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutoglu bashkëkryesojnë një takim mbi kandidaturën e turke për anëtarësim në Bashkimin Evropian. UASHINGTON - Ekzekutim i parashikuar i William Garner, i cili shkaktoi vdekjen e pesë foshnjave në një banesë, të cilës ai i vuri zjarrin./ /i.p/
KOMENTE