Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Durrës: Shkrimtari, Përkthyesi Dhe Regjisori Gjergj Vlashi, Një Roman Satirik Në 82-Vjetorin E Lindjes
English

Durrës: Shkrimtari, Përkthyesi Dhe Regjisori Gjergj Vlashi, Një Roman Satirik Në 82-Vjetorin E Lindjes

DURRËS, 13 Korrik /ATSH-Gëzim Kabashi/. - "Kryetari i madh i partisë së vogël", është titulli i romanit satirik të autorit Gjergj Vlashi, i cili është publikuar nga shtëpia botuese "Globus R" në prag të 82-vjetorit të lindjes të shkrimtarit, përkthyesit dhe regjisorit të njohur nga Durrësi. Pas përmbledhjes me proverba "Fjalë me pikatore" romani "Kryetari i madh i partisë së vogël" është paraqitja e dytë me një libër humoristik për autorin Vlashi, i cili në vitet 1960-1990 ka punuar me shumë sukses si regjisor i varietesë së teatrit "Aleksandër Moisiu" në Durrës. Romani i fundit i Gjergj Vlashit sjell me nota satirike një pjesë të realitetit shqiptar të 20 viteve të fundit, duke portretizuar mjeshtërisht një politikan të vetëshpallur të provincës. Artisti i Popullit Gjergj Vlashi u lind më 13 korrik të vitit 1928. Ai është një nga personalitetet e spikatura të kulturës qytetare durrsake dhe kombëtare. Dy vjet më parë Gjergj Vlashi është nderuar me titullin "Qytetar Nderi" i Durrësit. Pas një kontributi të gjatë në fushën e regjisurës së estradës, vitet e fundit artisti i palodhur ka patur një krijimtari shumë të bollshme si shkrimtar dhe përkthyes. Që nga fillimi i viteve 1990 Vlashi ka botuar 15 libra me përkthime nga gjuhët gjermane, italiane, spanjolle, portugeze, angleze, etj., duke sjellë në gjuhën shqipe autorë të shquar të letërsisë botërore si Franc Kafka, Hose Saramago, Dino Buxati, Xhejms Olldrixh, Agata Kristi, etj. Ndër të tjera ai ka botuar edhe tre antologji të tregimit hispanoamerikan, spanjoll dhe austriak të shekullit të 20-të, me emra të shquar si nobelistët Camillo Hose Sela dhe Huan Himenez, si dhe të autorëve të tjerë Vincente Blasko Ibanjez, Paolo Coelho apo Ramon Gomes della Serra. Gjergj Vlashi është autor i 19 librave të gjinive të ndryshme, që nga tregimi për fëmijë, deri te novela e romani. Lista e veprave që presin dritën e botimit është shumë e gjatë. 82-vjeçari Gjergj Vlashi, i cili në vitin 1992 është nderuar me titullin "Artist i Popullit", që nga fundi i viteve 1950 ka vënë në skenë mbi 100 premiera të varietesë me trupa të ndryshme të vendit./s.s./
KOMENTE