Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ekon - Greqia Ul 46 Për Qind Deficitin Buxhetor
English

Ekon - Greqia Ul 46 Për Qind Deficitin Buxhetor

ATHINË, 12 korrik /ATSH-MIA/ - Deficiti buxhetor i Greqisë në gjysmën e parë të këtij viti është zvogëluar 46 për qind duke arritur në 9,65 miliardë euro, njoftoi sot Ministria greke e Financave. Rënia e deficitit ishte më i madh nga planifikimi, që ishte 39,5 për qind. ''Qeveria ka arritur t'i zvogëlojë shpenzimet në raport me gjysmën e parë të vitit me 12,8 për qind duke zvogëluar financat publike, vlera e së cilave ka rënë 40 për qind, thënë ndryshe në 3,7 miliardë euro'', theksoi Ministria e Financave. Në marrëveshjen e muajit maj me Bashkimin Evropian dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar, Greqia premtoi se sivjet do të zvogëlojë deficitin e financave publike në 8,1 për qind të Pprodhimit të Brendshëm Bruto nga 13,6 për qind që ishte vitin e kaluar./ a.jor.
KOMENTE