Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Francë - Parlamenti Miraton Ligjin Për Ndalimin E Mbajtjes Së Burkës Në Vendet Publike
English

Francë - Parlamenti Miraton Ligjin Për Ndalimin E Mbajtjes Së Burkës Në Vendet Publike

PARIS, 13 korrik /ATSH-AFP/ - Asambleja kombëtare franceze mirati sot, në seancën e parë, me shumicë votash projektligjin që parashikon ndalimin e mbajtjes së burkës në vendet publike pavarësisht rezervave juridike dhe pakënaqësive që ka ngjallur ky projektligj tek myslimanët. Projektligji u miratua me 335 vota dhe një kundër. Edhe pse ka kundërshtuar mbajtjen e niqabit dhe burkës, pothuajse e gjithë opozita refuzoi të marrë pjesë në votim. Ministrja franceze e Drejtësisë, Mishel Aliot Mari e cilësoi të suksesshëm votimin e sotëm. ''Ky është sukses për Republikën dhe vlerat e saj, vlerat e lirisë, të cilat duhen mbrojtur nga cilido që synon t'i fyejë individët dhe vlerat e barazisë mes burrave dhe grave'', theksoi Mari. Në Francë jetojnë rreth pesë milionë myslimanë. Sipas statistikave zyrtare, rreth 2 000 myslimane përdorin burkën apo veshje të tjera të ngjashme./ /ec/ a.jor.
KOMENTE