Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjermani - Tre Të Vdekur Nga Tornadoja ''Norina''
English

Gjermani - Tre Të Vdekur Nga Tornadoja ''Norina''

BERLIN, 13 korrik /ATSH-MIA/ - Të paktën tre persona humbën jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur, ndërkohë që dëmet materiale janë të mëdha pas tornados që përfshiu dje në mbrëmje Gjermaninë duke paralizuar edhe një pjesë të madhe të trafikut. Tornadoja ''Norina'', që erdhi pas një moti me temperatura shumë të larta, shkaktoi viktima dhe dëme në krahinën e Renit Verior-Vestfali si dhe në krahinën e Saksonisë së Poshtme, ku për shkak erës së fuqishme dhe pemëve mbi rrugë, komunikacioni u ndërpre. Shërbimet gjermane kundër zjarrit si dhe shërbimet e tjera kompetente kanë pastruar gjatë natës së kaluar gjithçka, kështu që trafiku sot është normalizuar./ a.jor.
KOMENTE