Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Greqi - Mbyllet Akropoli Për Një Grevë Të Nëpunësve Të Ministrisë Së Kulturës
English

Greqi - Mbyllet Akropoli Për Një Grevë Të Nëpunësve Të Ministrisë Së Kulturës

- Për tre orë proteston edhe administrata lokale - ATHINË, 13 korrik /ATSH-ANSA/ - Akropoli, destinacioni kryesor turistik grek, është mbyllur mëngjesin e sotëm për katër orë radhazi, deri në mesditë, për shkak të një proteste të nëpunësve të Ministrisë së Kulturës të cilët kërkojnë pagat e prapambetura. Sot protestojnë gjithashtu edhe punonjësit e administratave lokale për reformën e pensioneve. Protesta e tyre do të zgjasë tre orë. Pasdite, për të njëjtën arsye, do ta ndërpresin punën për katër orë gjykatësit dhe prokurorët, ndërsa nesër do të manifestojnë agjentët e policisë, zjarrfikësit dhe roja bregdetare. Një grevë kombëtare kundër reformës së pensioneve dhe të tregut të punës është thirrur më 15 korrik nga sindikata e sektorit publik, "Adedy". Në grevë do të marrin pjesë, për katër orë, edhe kontrollorët e fluturimeve të cilët do të paralizojnë trafikun ajror kombëtar dhe ndërkombëtar. Ndërsa linjat detare duhet të funksionojnë rregullisht. /e.v/
KOMENTE