Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
I hyn me forcë në shtëpi, gruaja denoncon ish-bashkëshortin
English

I hyn me forcë në shtëpi, gruaja denoncon ish-bashkëshortin

Korçë, 13 Korrik, NOA/ Alba Filipi– I ka shqyer derën e shtëpisë, duke kërkuar të hyjë me forcë brenda saj, por ajo ka ditur të vetëmbrohet dhe menjëherë frymën e ka mbajtur për te komisariati i policisë.

Fjala është për një çift të divorcuar, ku ish-bashkëshorti prej kohësh e dhunon ish-gruan duke arritur deri te akti i mësipërm, për të cilën ajo e ka denoncuar para forcave të policisë.

Ngjarja konfirmohet prej këtyre të fundit për agjencinë e Lajmeve NOA, duke pohuar se agresori është 57-vjeçari Agim Jaho, banues në fshatin Qafëzez i Ersekës, ndërsa ish-bashkëshortja e tij 91-vjeçare mban emrin V.Zole, e lindur në fshatin Progër të Devollit dhe banuese në Korçë.

Ndaj kësaj të fundit, forcat policore kanë lëshuar një urdhër mbrojtje pasi ka qenë e dhunuar vazhdimisht nga ish-burri i saj.

Kurse ndaj agresorit Agim Jaho u kryen veprimet hetimore proceduriale në gjendje të lirë për veprën penale të “Pengimit të ekzekutimeve të vendimit të gjykatës”, parashikuar nga neni 320 i Kodit Penal.

Materialet rreth kësaj ngjarje do t’i kalojnë prokurorisë së Korçës për hetime të mëtejshme.

a.f/n.e/NOA

KOMENTE