Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Iran - Media - Shtyrje E Zgjedhjeve Lokale Të 2010-Ës Për Në Vitin 2013
English

Iran - Media - Shtyrje E Zgjedhjeve Lokale Të 2010-Ës Për Në Vitin 2013

TEHERAN, 13 korrik /ATSH-AFP/ - Zgjedhjet lokale iraniane, që duhet të zhvilloheshin në fundvitin 2010, janë shtyrë për në vitin 2013 dhe do të mbahen në të njëjtën kohë me zgjedhjet e ardhshme presidenciale, konforme një ligji të ri të votuar nga parlamenti, njoftoi sot shtypi iranian. Sipas ligjit, mandati aktual i këshillave bashkiakë dhe komunal u zgjat për të mundësuar organizimin e njëkohshëm të zgjedhjeve presidenciale dhe atyre lokale. Pas miratimit në Këshillin e Gardianëve të kushtetutës, ligji hyri në fuqi menjëherë dhe në mënyrë definitive. Këshilli duhet po ashtu të japë opinionin mbi një pjesë të ligjit që parashikon organizimin në të njëjtën kohë të zgjedhjeve legjislative, të ardhshmet të parashikuara për në vitin 2012 dhe ato të Asamblesë së Përfaqësuesve Fetar, që ka si detyrë emërimin, mbikëqyrjen dhe eventualisht shkarkimin e Liderit Suprem iranian./ /i.p/
KOMENTE