Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Irani: Deklaratat E Medvedevit Për Armën Bërthamore Janë Të Rreme
English

Irani: Deklaratat E Medvedevit Për Armën Bërthamore Janë Të Rreme

MADRID, 13 korrik /ATSH-AFP/ - Ministri iranian i Punëve të Jashtme, Manouchehr Mottaki i cilësoi si të rreme deklaratat e presidentit rus Dmitri Medvedev sipas të cilit Irani është afër posedimit të mjeteve për prodhimin e armës bërthamore. "Fjalët e fundit të Medvedev mbi çështjen bërthamore janë krejtësisht të rreme dhe ne i hedhim poshtë ato'', deklaroi ministri iranian në një konferencë shtypi në Madrid. "Ne nuk e dimë objektivin përfundimtar të këtyre fjalëve, çfarë fshihet pas tyre, operacionet që vijnë pas (...). Por ne do të mbajmë qëndrimin tonë të qartë dhe nuk kërkojmë veçse të drejtën tonë'', theksoi Mottaki. "Rusia është fqinji ynë dhe ne kërkojmë të mbajmë marrëdhënie të mira, por ne jemi kritik mbi disa prej qëndrimeve të tyre'', shtoi shefi i diplomacisë iraniane pas një takimi me homologun spanjoll, Miguel Angel Moratinos. Presidenti rus, Dmitri Medvedev deklaroi dje se ''Irani është pranë posedimit të potencialit, që në princip mund të përdoret për të krijuar një armë bërthamore''. Është hera e parë që Rusia shpreh frikën në mënyrë kaq të hapur mbi evoluimin e programit bërthamor iranian, ndërkohë që Moska ka ashpërsuar këto muajt e fundit qëndrimin e saj kundrejt Iranit./ /ec/ a.jor.
KOMENTE