English

Kosovë -Arrestohet Një Këshilltar I Ministrisë Së Shëndetësisë

PRISHTINË, 13 Korrik /ATSH-B.Jashari/.- Një këshilltar i Ministrisë së Shëndetësisë është arrestuar sot në Prishtinë Arrestimin e ka kryer policia e EULEX-it dhe policia e Kosovës, pjesë e Task Forcës Anti-Korrupsion, në kuadër të një hetimi penal për shmangie tatimi. Në njoftimin e EULEX theksohet se lidhur me këtë rast janë kryer kontrolle në tri qëndra në Prishtinë, përfshirë një zyrë në Qendrën Klinike Universitare. Hetimet janë duke u kryer nga Policia e EULEX-it nën mbikëqyrjen e zyrës së Prokurorisë Speciale (PSRK-së). Në njoftimin e EULEX nuk bëhet i ditur identiteti i të arrestuarit, ndërsa sipas medias në Prishtinë ai është Ilir Tolaj. /s.s./
KOMENTE