Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosove - Sejdiu Uron Presidentin Vujanovic Per Diten Kombetare Te Malit Te Zi
English

Kosove - Sejdiu Uron Presidentin Vujanovic Per Diten Kombetare Te Malit Te Zi

PRISHTINË, 13 Korrik /ATSH-B.Jashari/.- Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, i dërgoi Presidentit të Republikës së Malit të Zi, Filip Vujanoviç, nje telegram urimi me rastin e 13 Korrikut - Ditës Kombetare të këtij vendi. "Në emër të popullit dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës, Ju uroj Ju Shkëlqesi, Qeverinë dhe gjithë popullin e Malit të Zi, me rastin e 13 Korrikut - Ditës Kombetare të Malit të Zi. Populli dhe institucionet e Kosovës bashkohen me ju në perkujtimin e kësaj dite të madhe", thuhet në telegram, bën të ditur Presidenca kosovare. "Unë po ashtu shfrytëzoj këtë rast për t'i shprehur Malit të Zi mirënjohjen e Kosovës për mbështetjen e hershme që i ka dhënë vendi juaj pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike", thekson Presidenti Sejdiu. "Unë shpresoj se përderisa vendet tona po shkojnë drejt së ardhmes më të ndritshme euroatlantike, ne do ta vazhdojmë ta forcojmë edhe më shumë miqësinë tonë", thekson Presidenti i Kosovës në urimin për Presidentin e Malit të Zi. /a.ke/
KOMENTE