Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosove - Thaçi: Imazhi I Shtetit Ndertohet Duke Luftuar Korrupsionin
English

Kosove - Thaçi: Imazhi I Shtetit Ndertohet Duke Luftuar Korrupsionin

PRISHTINË, 13 Korrik /ATSH-B.Jashari/.- "Imazhi i shtetit të Kosovës ndërtohet duke luftuar korrupsionin", tha sot kryeministri Hashim Thaçi, duke vlerësuar se kjo luftë nuk do të jetë e lehtë dhe as e shkurtër. "Do të jetë me vështirësi, e gjatë, por me sukses të plotë. Për këtë i garantoj gjithë qytetarët", tha Thaçi, që siguroi vendosmëri të plotë në ballë të luftës ndaj korrupsionit, krimit të organizuar dhe gjitha dukurive negative. "Në këtë drejtim nuk do të ketë asnjë kompromis", theksoi kryeministri Thaçi. Ai ritheksoi se "do të punoj maksimalisht në moton zero tolerancë ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar kudo dhe ndaj kushdo qoftë". Kryeministri Thaçi j'u përgjigj interesimit të medias pas njoftimeve për arrestimin sot të Ilir Tolajt, këshilltar i ministrit të Shëndetësisë. EULEX njoftoi sot paradite se "arrestimin e ka kryer policia e EULEX-it dhe policët e Kosovës, që janë pjesë e Task Forcës Anti-Korrupsion, në kuadrin e një hetimi penal për shmangie tatimi". Kreu i qeverisë së Kosovës foli para gazetarëve gjatë një vizite ne kompaninë tregtare "Buçaj" në Prishtinë, e cila është shpallur tatimpaguesi më i mirë për vitin 2009. Duke theksuar se 2010-ta është vit nga më të rëndësishmit, i vendimeve historike për zhvillimin ekonomik të Kosovës, kryeministri Thaçi rikujtoi se institucionet kosovare kanë marrë vendime jashtëzakonisht të mëdha si, ai për fillimin e ndërtimit të autostradës Morinë-Merdare. /a.ke/
KOMENTE