Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kukes: Ndihme Fermereve Per Rritjen E Prodhimit
English

Kukes: Ndihme Fermereve Per Rritjen E Prodhimit

KUKES, 13 korrik/ATSH-R.Hoxha./- Projekti "Për mbështetjen dhe produktivitetin në qarkun e Kukësit", me kosto 227 mijë euro, financim i ministrisë së Bujqësisë, qeverisë daneze dhe SNV, që prashikon ndihmë për fermerët e qarkut në rritjen e numrit të krerëve në të imtat, shtimin e pemëtarisë, kryesisht të mollës dhe bimëve mjekësore e aromatike, u prezantua sot në Kukës. Projekti synon përmirësimin e prodhimtarisë në disa fusha me qëllim rritjen e të ardhurave për fermerët, tha sot për ATSH-në, drejtori i Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë, Arif Rexhmati. Projekti që financohet nga qeveria daneze, ministria e Bujqësisë dhe SNV, brenda dy vjetëve synon që numri i të imtave të arrijë nga 110 mijë krerë që janë sot, në rreth 160 mijë krerë, ndërsa do të vaksinohen rreth 100 mijë krerë. "Prezantimi i projektit është vetëm hapi i fillimit, pasi bashkë me specialistët e fermerët do ta zbatojmë me synim, rritjen e të ardhurave të tyre", tha Rexhmati./n.m/
KOMENTE