Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Maradona iu kthye drogës pas humbjes në Botëror?! Mjeku: Jo!
English

Maradona iu kthye drogës pas humbjes në Botëror?! Mjeku: Jo!

Johanseburg, 13 Korrik, NOA – Pas skualifikimit në kampionatin Botëror “Afrika e Jugut 2010”, trajneri i kombëtares argjentinase, Diego Maradona ra në depresion të thellë dhe për këtë, dyshohet se ai mund të ketë nisur përdorimin e drogës.

Ky ka qenë aludimi dhe njëkohësisht thashetheme më i fundit që ka qarkulluar gjatë këtyre ditëve në mediat e huaja, të cilin në fakt e ka hedhur poshtë mjeku i tij.

Sipas mjekut personal të trajnerit të kombëtares së Argjentinës, Alfredo Kahe, është e logjikshme që ai është i zemëruar, por nuk është në depresion të thellë.

“Nuk është as për së afërmi gjendja e tij siç raportojnë mediat. E them me përgjegjësi të plotë se ai nuk është kthyer në varësi të drogës dhe alkoolit. Nuk di si mund të thonë gjëra të tilla mediat pa pasur kurrfarë faktesh”, ka theksuar mjeku Kahe. Sipas tij, e ka pritur që ai të jetë në një gjendje shumë më të rëndë psikike pas Botërorit, por ka gabuar.

“Ai është duke menduar çfarë të bëjë në të ardhmen. Nuk është i thyer për shkak të humbjes, sesa është i zemëruar që humbi ndaj Gjermanisë. Mendoj se Diego do të na ofrojë edhe shumë gëzime tjera në të ardhmen. Tani ende është duke menduar se çfarë duhet të vendosë për të ardhmen”, ka nënvizuar mjeku Kahe.

n.e/NOA

KOMENTE