Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta:Ps Të Bashkëpunojë Me Pd Për Zbatimin E Rezolutës Së Pe-Së
English

Meta:Ps Të Bashkëpunojë Me Pd Për Zbatimin E Rezolutës Së Pe-Së

ë TIRANE, 12 Korrik/ ATSH- A.Gegvataj/ - Zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, përshëndeti sot rezolutën e miratuar nga Parlamenti Evropian si dhe propozimin e bërë dje nga Kryeministri Sali Berisha, drejtuar PS-së, që të punojnë së bashku për implementimin e kësaj rezolute. Gjatë një konference për shtyp, Meta tha se LSI kërkon një axhendë të qartë për zbatimin e rezolutës së PE-së, duke shtuar se "askush nuk duhet të abuzojë me vëmëndjen dhe angazhimin e ndërkombëtarëve ndaj Shqipërisë për kapërcimin e problemeve të deritanishme, që janë tërësisht artificiale". Shefi i diplomacisë shqiptare nënvizoi se "PS duhet të kuptojë se integrimi europian i vendit nuk është përgjegjësi dhe detyrë vetëm e qeverisë, por përgjegjësi e të gjtha forcave politike, sepse është një aspiratë e cila i bashkon të gjithë qytetarët shqiptarë". Ndërsa në lidhje me çështjen e fletëve të votimit Meta nënvizoi se "rezoluta është tepër e qartë, ashtu sikurse qëndrimi i deritanishëm i ndërkombëtarëve, por edhe i aktorëve vendorë". "Deri sa ka mosmarrëveshje, që burojnë nga gjykimi i kundërt që PS e konsideron rinumërimin si një e drejtë Kushtetuese, dhe qëndrimi tjetër, është antikushtetuese, e vetmja rrugë është çuarja e kërkesës nga ana e PS-së në Gjykatën Kushtetuese", theksoi Meta. Kreu i diplomacisë shqiptare pohoi se "në rast se PS kërkon hapjen e kutive të votimit, nuk duhet të humbasë kohë për t'iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese". "Në rast të kundërt, çdo përpjekje e saj është një alibi për të zgjatur këtë krizë artificiale, por njëkohësisht është edhe një sfidë që i bëhet vëmëndjes dhe përkushtimit të komunitetit ndërkombëtar për të ndihmuar e për të ecur përpara për kapërcimin e këtyre diferencave të deritanishme", përfundoi zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta./s.s./
KOMENTE