Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Njoftime nga më skandalozet në mediat greke, mes tyre shqiptarë
English

Njoftime nga më skandalozet në mediat greke, mes tyre shqiptarë

“Kërkohet shqiptar, me ose pa eksperiencë, me trup të fuqishëm e me muskuj, që të bashkohet në grabitje, vjedhje, rrëmbim dhe gjëra të tjera ndihmëse. Ofrohet strehim, dietë ditore, gjysma e rrogës së shtetit e garantuar. Bonos për çdo punë që do bëhet. Ftohen vetëm ata që e konsiderojnë punën si të rëndësishme”

Athinë, 12 Korrik 2010 NOA – “Njoftime të çmendura”. Kështu janë cilësuar nga mediat greke në Athinë, disa njoftime të publikuara në rubrikën e të përditshmeve të Athinës “Mikres angjelies” (njoftime-reklama të shkurtra).

Disa prej këtyre njoftimeve ku dërguesit identifikohen si shtetas grekë dhe disa shqiptarë, janë mbledhur dhe janë publikuar veçmas duke u komentuar si mjaft të guximshme dhe shpesh, skandaloze.

Më poshtë gjeni disa nga njoftimet-reklama, të publikuara të cilat janë mbledhur nga gazeta të ndryshme të përditshme të Athinës. Për shkak të etikës, janë hequr numrat e kontaktit të vëna nga personat publikues. Gjithashtu janë hequr dhe disa fjalë të pahijshme që gjithsesi, në gazetat e përditshme greke nuk janë censuruar:

“Kam të dhëna kualifikuese”

“Shqiptar i pashëm, i gjatë, nga Gjirokastra, rritur me ideale, kërkon njohje me Filipineze që besojnë në shfrytëzimin e njeriut nga njeriu, për të krijuar një marrëdhënie serioze. Të dhëna kualifikuese: organi, 27 cm (jo me llafe)”.

“Zonjë e inatosur”

“Jeto 24 orë, eja tako gra të pjekura, shtëpiake të dëshpëruara. Eksperiencë që nuk e keni provuar kurrë, orgazëm në një minutë. Një dashuri mbresëlënëse që jua dhuron një zonjë e inatosur”.

“Nuk ju ngjitem”

Zonjushë, 21 vjeçe, me njohur elementare të ciklit të ulët shkollor, di pak edhe të shkruajë. E pashme, e vrullshme, e *ishme, e gatshme për të punuar në baraqja (lokale nate shën. i NOA). Femër që nuk ju ngjitet. Telefononi Vangjelinë”.

“Jam pa qime, dua leshator”

“35 vjeçar, i pasur, me trup të butë, pa asnjë qime kudo që të kërkoni nëpër trup, i dashur dhe i ëmbël, kërkon pikërisht ty, leshator, të fuqishëm, energjik dhe të papunë. Përvoja që do përjetojmë, do ju duket si në planetin Mars. Do ta merrni shumë seriozisht”.

“Dua dhurata, por pa tallje”

“Kërkoj të më dhurohen televizorë me ngjyra, magnetofonë stereo, telefona celularë, karta krediti, motoçikleta, makina, skaf ose gomone, anije dhe jahte. Pranoj vetëm propozime serioze”. Të tjera reklama-njoftime të çuditshme:

“Kërkohet shqiptar, me ose pa eksperiencë, me trup të fuqishëm e me muskuj, që të bashkohet në grabitje, vjedhje, rrëmbim dhe gjëra të tjera ndihmëse. Ofrohet strehim, dietë ditore, gjysma e rrogës së shtetit e garantuar. Bonos për çdo punë që do bëhet. Ftohen vetëm ata që e konsiderojnë punën si të rëndësishme”.

"Kerkoj shqiptar për në Bursë"

Biznesmen, kërkoj biznesmen shqiptar për të investuar në Bursë".

"Shqiptar për hell Pashke"

"Kërkohet shqiptar për të pjekur qingjin e Pashkës në hell"

“Kërkoj vaj gatimi, luledielli, të përdorur një herë, vaj soje farë pambuku”.

“Jap shokun me qira”

“Lëshoj me qera shokun tim të dhomës, ka telefon, nuk kërkohet nga policia, është i paedukuar, e japim bashkë me qenin”.

“Shesim...kishën”

”Okazion, për shkak të mbylljes, Kisha e Shën Theklas nxjerr në shitje dy vaska, shtatë kerubinët, 500 kg dyll, komplet darke kishtare me gota, pjata, shandanë) dhe një llampadar.

“Kolonë dritash”

“Jam zonjusha duarartë. I bëj të gjitha. Brumë bëj dhe kollonë e DEH (Operatori i Sistemit të Shpërndarjes shën i NOA). Do të bëj të shkrihesh i gjithi”.

“Burrë të vërtetë”

Kukull me tre vrima, me bateri dhe me korrent, kërkon burrë të vërtetë që të dijë të pompojë. Trombë biçiklete është e mirëpritur”.

“Diplomë për pite”

Djalë i diplomuar për Matematikë, me përvojë të madhe praktike, me studimet pasuniversitare në Informatikë, dorëzon përditë sufllaqe nga fast fond “Rumeliana e bukur”, të mbështjella me diplomën time”. Qepët i ndajmë veçmas”.

“Shitet...”

“Shitet shitëse. Telefononin në numrin...”.

“Qeni ka dobësi...”

“Shitet një qen. I ha të gjitha, nuk bën naze për asgjë. Pikë të dobët ka fëmijët”.

“Këmbëmadhja”

“Shitet tavolinë zyre, e përshtatshme për zonjë me këmbë të trasha. Ka dhe sirtarë të mëdhenj”.

“Shitet...lufta e Honolulu”

“Shitet akuariumi me përmasat 92x65x48 cm, dizajn italian dhe ndërrimi i ajrit automatikisht. Me ndriçim të brendshëm. Shitet bashkë me 5 peshq të kohës së luftës në Honolulu. Totali, 100 000 mijë euro. Shitet për arsye largimi”.

“Më i madh s’bëhet”

“Big Man. Po t’i rrini afër, rritet përnjëherë 10 cm. I disponueshëm 24 orë në 24, i ngritur. Një vizitë, do të të bindë doemos”.

“Prezervativë”

“Shiten prezervativë, me të gjitha ngjyrat dhe për çdo numër. Merrni mbrojtje tani. Tani ju ofrojmë dhe profilaktik për tërë trupin, jo kokën. Për ata që dashurojnë seksin”.

n.s/NOA

KOMENTE