Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS, Beqja: Falenderojmë Berishën për varfërinë dhe papunësinë
English

PS, Beqja: Falenderojmë Berishën për varfërinë dhe papunësinë

Tiranë, 13 korrik, NOA – Duke iu referuar shkurtimit të shpenzimeve në buxhetin e vitit 2010, selia rozë deklaroi sot se ky shkurtim erdhi vetëm se Sali Berisha, pranoi më në fund që Shqipëria është në krizë të thellë, por ende është i papërgjegjshëm që të pranojë ballas se është pikërisht ai dhe politika e tij që e zhyti vendin në këtë krizë, duke mos u kërkuar as falje qytetarëve shqiptarë.

Deputeti i PS-së, Ilir Beqja theksoi se është Berisha ai që zhyti vendin në borxhe dhe që mban të fshehtë të vërtetën ekonomike të vendit, të vërtetën që PS e bëri publikë qysh në dhjetorin e vitit të shkuar.

Duke iu referuar hapjes së vendeve të reja të punës, në sektorin privat, për të cilat foli në mbledhjen e grupit kreu i mazhorancës, Beqja deklaroi se “ndërsa papunësia është rritur zyrtarisht me 100 mijë vetë, vetëm nga shkurtimi i buxhetit papunësia shtohet me plot 17 mijë të papunë të rinj.

“Berisha flet për mijëra biznese të reja, por fitimet e kompanive janë më pak se vitin e kaluar”, nënvizoi deputeti Beqja.

Duke iu referuar rritjes së investimeve direkte që deklaron kryeministri, deputeti i PS-së tha se në 6 muajt e fundit, importi i makinerive dhe pajisjeve ka rënë me 20 përqind.

Sipas PS-së, rritja ekonomike është injektuar nga rritja ligjore e akcizave, nga zhvlerësimi i lekut dhe nga një inflacion 6 mujor prej 3.9 përqind.

Beqja shpjegoi më tej se “Kriza filloi vjet, sepse Berisha keqpërdori financat publike në funksion të krimit elektoral. Shpërdorimi i finacave u përcoll në ekonominë reale, në buxhetet familjare dhe në sistemin bankar. Për 1 vit u helmua i gjithë mjedisi ekonomik”.

“Nëse shqiptarët janë sot të papunë, më të varfër se më parë, më të pasigurtë ekonomikisht, për këtë duhet të falënderojnë Kryeministrin e qeverinë e tij, ku papërgjegjshmëria është kthyer në model qeverisjeje”, përfundoi deklaratën e tij, nga selia rozë, deputeti Ilir Beqja.

mit/NOA

KOMENTE