Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rasmussen Paralajmëron Kundër Një Dobësimi Të Perëndimit Në Afganistan
English

Rasmussen Paralajmëron Kundër Një Dobësimi Të Perëndimit Në Afganistan

LONDËR, 13 korrik /ATSH-AFP/ - Talebanët do të intensifikojnë sulmet e tyre kundër forcave ndërkombëtare në Afganistan nëse mbështetja politike perëndimore dobësohet përballë rebelimi, kryesisht me njoftimin e një tërheqje të parakohshme nga vendi, paralajmëroi Anders Fogh Rasmussen, sekretari i përgjithshëm i NATO-s. Zyrtari i lartë nuk dha një datë të saktë lidhur me faktin se kur mund të nisë tërheqja e trupave të NATO-s, por këmbënguli se vendet aleate duhet t'i mbajnë ushtarët e tyre në vend "për aq kohë sa të jetë e nevojshme", përmes një interviste të publikuar sot në numrin e së përditshmes ''Daily Telegraph''. Ai i bëri këto deklarata pas një takimi që zhvilloi me kryeministrin britanik, David Cameron, i cili u ka deklaruar disa deputetëve britanikë se pret rikthimin në atdhe të trupave britanike deri në vitin 2015. "Mund të kemi shpresa, mund të kemi pritshmëri të larta, por nuk mund të jap asnjë garanci lidhur me një datë ekzakte", theksoi sekretari i përgjithshëm i NATO-s./ /i.p/
KOMENTE