English

Shba - Ekzekutohet I Dënuari Me Vdekje Për Vrasjen E Pesë Fëmijëve

UASHINGTON, 13 korrik /ATSH-AFP/ - Një amerikan 37 vjeç, i dënuar me vdekje për vrasjen e pesë fëmijëve që i kishte grabitur duke i djegur në një apartament, u ekzekutua sot në Ohaio, theksuan autoritetet. ''William Garner u ekzekutua sot në orën 14:38 GMT me një ineksion vdekjeprurës'', theksuan autoritetet e burgut. Ohaio është i vetmi shtet, që prej një ekzekutimi të dështuar në 2009, që injekton një produkt të vetëm, një anestezues të fuqishëm për vrasje. William Garner mori dënim kapital për djegien më 1992 të një apartamenti me qëllim për të fshehur provat e rrëmbimit të tij. Nga zjarri humbën jetën pesë fëmijë të moshës 8-13 vjeç, të cilët po flinin në dhoma. Vetëm një 13 vjeçar mundi të shpëtonte. ''Rod Mack, i vetmi i mbijetuar nga zjarri para 20 viteve ishte i pranishëm gjatë ekzekutimit të William Garner'', theksoi zëdhënësja e shërbimeve të burgjeve të Ohaios, Julie Walburn./ /ec/ a.jor.
KOMENTE