English

Spiunazhi ekonomik, rreziku që vjen nga Rusia dhe Kina

Berlin, 13 Korrik - "Kush nuk i kushton rëndësi mbrojtjes, e humbet lojën," thuhet në futboll. Një rregull ky që vlen edhe për ekonominë. Kush nuk i mbron të fshehtat e kompanisë nga të huajt, humbet shpejt në konkurrencë.

Rreziqet që vijnë na spiunazhi ekonomik janë shtuar në kohën e teknologjive të informacionit. Rreziqet më të mëdha vijnë nga nga Rusia dhe nga Kina.

"My name is Bond. James Bond". Kjo është koha e spiunazhit. Lufta e Ftohtë. Lufta bëhet për gjithçka, kush do të fitojë Perëndimi apo Lindja. Kapitalizmi apo komunizmi. Dhe ekranet e kinemave tregojnë një agjent britanik, që i vetëm shpëton gjithë botën.

Metodat nuk bien fare në sy

Natyrisht që spiunazhi nuk ka punuar vetëm në atë kohë, por punon edhe sot. Vetëm se sot spiunzahi nuk bëhet më me ndjekje nga Aston Martin-in ose me beteja në sheshet qëndore të qyteteve. Kur ekonomia është objektiv spiunazhi, metodat nuk bien fare në sy. Për shembull, një praktikant i motivuar, i cili vazhdon më dëshirë punën edhe pas orarit. Ose një partner miqësor biznesi, që gjatë vizitës në firmë ka një kamera në rripin e pantallonave. Një trojaner, që futet pa u vënë re në dokumentat që i bashkangjiten e-mailave në sistemin e teknologjisë së informacionit.

Ajo çka fillimisht duket si e parëndësishme, mund të ketë pasoja të rënda për firmën, që ndodhet në konkurencë ndërkombëtare. Mbrojtja nga sulme të tilla e ekonomisë gjermane është objektiv i punës edhe të Zarës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës. Në raportin e fundit vjetor të saj flitet për spiunazh ekonomik nga ana e Rusisë apo Kinës. Duke prezantuar raportin, ministri i Brendshëm Thomas de Maizière, tregoi për rreziqet e Cyberspace: "Shtimi i spiunazheve shpjegohet edhe me shtimin e këmbimit të të dhënave, veçanërisht nëpërmjet internetit. Prandaj rritet edhe rreziku i spiunimit."

Deri 50 miliardë euro dëme

Objektiv i spiunëve janë kryesisht teknologitë dhe know-how, kapitali më i madh i ekonomisë gjermane: "Dëmet e shkaktuara faktikisht vlerësohen rreth 20 miliardë euro," thotë Berthold Stoppelkamp nga grupi i punës për sigurinë dhe ekonominë. Vlerësime të tjera flasin madje për dëme rreth 50 miliardë dollarësh. Sepse shumë raste mbeten të pazbuluara, shpjegon drejtori i mbrojtjes nga spiunazhi në Zyrën Federale për mbrojtjen e Kushtetutës, Burkhard Even: "Shifrat e errëta janë të larta. Shumë herë rastet nuk bëhen të ditura për ne, sepse firmat ose nuk e kanë kuptuar që janë spiunuar, ose se mendojnë se nëse vjen policia ose hetuesit e mbrojtjes së kushtetutës, atëherë historia bëhet publike dhe kjo e dëmton më shumë se e ndihmon firmën".

Detusche Welle

KOMENTE