English

Sport: Vllaznia Merr Mesfushorin Gocaj Te Kastriotit

SHKODËR, 13 Korrik/ATSH-G. Marku/ - Olsi Gocaj, ish-futbollist i Vllaznisë, i cili për dy vite me radhë luajti me Kastriotin e Krujës, është zyrtarisht pjesë e skuadrës shkodrane. Lajmi konfirmohet zyrtarisht nga drejtori organizativ i klubit Vllaznia, Kujtim Shaba, i cili bën të ditur se Gocaj ka firmosur sot një kontratë një plus një me presidentin shkodran, Valter Fushaj. Gocaj, 20 vjeç, i cili luan si mesfushor sulmues, konsiderohet si një nga blerjet e goditura të Vllaznisë në merkaton e verës. Krahas portierit shtatlartë të ardhur nga Mali i Zi, Vudajonoviç, i cili nënshktoi një javë më parë me bashkëkombasin e tij, trajnerin e ri të Vllaznisë, Mujash Radonjiç, Gocaj është futbollisti i dytë që firmos në merkaton kuqeblu. /a.ke/
KOMENTE