Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Afganistan - Petraeus Kërkon Klasifikimin Si Terroristë Të Shefave Të Rebelëve
English

Afganistan - Petraeus Kërkon Klasifikimin Si Terroristë Të Shefave Të Rebelëve

UASHINGTON, 14 korrik /ATSH-AFP/ - Komandanti i forcave ndërkombëtare në Afganistan, David Petraeus militoi që shefat e rrjetit të rebelëve ''Haqqani'' të klasifikohen si terroristë gjë që mund të komplikojë një zgjidhje politike për konfliktin, njoftoi sot e përditshmja '' The New York Times''. ''Gjenerali amerikan, David Petraeus, i emëruar kohët e fundit në krye të koalicionit e paraqiti këtë ide javën e kaluar gjatë diskutimeve me këshilltarët e lartë të presidentit amerikan, Barack Obama", sipas të përditshmes që citon burime qeveritare të paidentifikuara. Vendosja e rrjetit në listën e organizatave terroriste të departamentit të Shtetit do të sjellë pasoja të shumta duke përfshirë dhe ngrirjen e të ardhurave të organizatës në SHBA./ /ec/ a.jor.
KOMENTE