Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Athinë - Media: Kriza Detyron Grekët Që Benzinën Ta Blejnë Në Bullgari Dhe Cigaret Në Maqedoni
English

Athinë - Media: Kriza Detyron Grekët Që Benzinën Ta Blejnë Në Bullgari Dhe Cigaret Në Maqedoni

SELANIK, 14 korrik /ATSH-MIA/ - Qindra grekë kalojnë çdo ditë kufirin dhe shkojnë në Bullgarinë fqinje dhe Maqedoni për të blerë benzinë me çmim më të ulët, cigare, pije alkoolike dhe mallra të tjera, shkruan sot gazeta greke "Angelioforos". Rritja e tatimeve dhe TVSH-së në Greqi, që shkaktoi rritjen e çmimeve, detyruan një numër të madh grekësh nga rajonet kufitare si Kilkis, Seres, Dhrama, Evros e tjerë, të shkojnë drejt tregjeve të Bullgarisë dhe në Maqedonisë jo vetëm për të blerë karburante, por edhe mallra të ndryshme nga supermarketet. Dallimet në çmimet e benzinës pa plumb në Greqi dhe në Bullgari arrin deri në 40 centë për një litër, që do të thotë 20 euro më shumë për një mbushje të plotë serbatori. Gazeta pohon se çmimet e cigareve në Maqedoni janë 50 për qind më të lira, një stekë cigare kushton 16 euro, ndërkohë që në Greqi një stekë shitet 38 euro. ''Për pijet alkoolike dallimi në çmime ka qenë më i vogël. Kjo, megjithatë, nuk i ndalon tregtarët që të kalojnë kufirin dhe të shkojnë për uiski, vodka dhe pije tjera'', shton gazeta. Gazeta njofton se një përfaqësues i Ministrisë greke të Financave ka deklaruar përforcimin e kontrolleve në kufi për kufizimin e tregtisë së rritur të grekëve në Maqedoni dhe Bullgari./ a.jor.
KOMENTE