Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Axhneda Ndërkombëtare 14 Korrik 2010
English

Axhneda Ndërkombëtare 14 Korrik 2010

KRYESORE ----------------- JERUSALEM/GAZA - Vazhdon situata lidhur me një anije me ndihma humanitare libiane të nisur nga Fondacioni Kadhafi, nga Greqia drejt Rripit të Gazës. Anija ka njoftuar se për shkak të një avari të ndodhur gjatë natës nuk ka mundur të lëvizë deri në destinacion ndërkohë që Izraeli ka paralajmëruar dhe kërkuar ndalimin e saj. NJU ORLINS - Banorët e rajonit të Gjirit të Meksikës do të presin për të mësuar nëse ekspertët e BP do të marrin masa për testim në mënyrë korrekte të hinkës apo kapakut të ri të vendosur në fund të oqeanit, që presupozohet t'i japë fund ''njollës së naftës'' në det që po shkakton dëme të pallogaritshme ekologjike që prej 85 ditës. TEHERAN - Fizikanti bërthamor, Shahram Amiri, i cili sipas Teheranit ishte ''marrë peng'' nga SHBA-ja është strehuar së fundmi në ambasadën iraniane në Uashington, u largua nga SHBA-ja drejt Iranit, deklaroi një zëdhënës i diplomacisë iraniane. Amiri deklaroi pak para nisjes së tij se do të bënte publike rrethanat e rrëmbimit të tij nga një grup agjentësh të shërbimeve sekrete amerikane, përmes një interviste për televizionin iranian ''Press-TV''. TË TJERA -------------- KAMPALA - Njëri nga dy atentatet e të dielës në Kampala është kryer nga një kamikaz i sipas ministrit të Brendshëm ugandez, Matia Kasaija. Në Kampala u shkaktuan 76 të vdekur nga tre shpërthime kamikaze kur po zhvillohej ndeshja finale e Kupës së Botës në Futboll. UASHINGTON - Richard Holbrooke, i dërguari i posaçëm amerikan për Afganistanin dhe Pakistanin, paraqitet para komisionit të Senatit për Punët e Jashtme për një përmbledhje informuese mbi situatën në Afganistan. PARIS - Paradë tradicionale ushtarake e Festës Kombëtare të 14 korrikut, ku marrin pjesë trupa të 13 ish-kolonive afrikane të Francës, me rastin e pesëdhjetëvjetorit të pavarësisë. MADRID - Jose Luis Rodriguez Zapatero para parlamentit për një debat dyditor mbi gjendjen e vendit lidhur me krizën ekonomike të harrua për pak si pasojë e euforisë së fitores nga Spanja të Kupës së Botës në Futboll. BUENOS AIRES - Votim i mbyllur në Senat mbi një projektligj që mundëson martesat mes homoseksualëve në Argjentinë, që përbën një fakt të paprecedente në Amerikën Latine. BISHKEK - Vizitë e këshilltarit të presidentit amerikan për Sigurinë Kombëtare, Michael McFaul./ /i.p/
KOMENTE