English

Bell: Rritja Ekonomike Për Vitin 2010 Do Të Jetë 2,6 %

-Përfaqësuesi i FMN-së Gerwin Bell deklaron se "Shqipëria ka qënë mjaft e sukseshme në përballimin e një situate të vështirë ekonomike nderkombëtare"- TIRANE 14 Korrik /ATSH-E.Xhajanka/- Përfaqësuesi i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për Shqipërinë, Gerwin Bell deklaroi sot në Tiranë se Shqipëria ka qënë mjaft e sukseshme në përballimin e një situate të vështirë ekonomike nderkombëtare dhe se rritja ekonomike e Shqipërisë për vitin 2010 parashikon të jetë në nivelin 2.6 %. Bell e bëri këtë deklaratë në një konference të përbashkët për shtyp me kreun e Financave Publike, Ridvan Bode dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani . Ai tha se, besimi në sektorin financiar është rikthyer dhe kjo reflektohet nga rritja e depozitave si dhe nga dërgesat e emigrantëve. Sipas Bell, pritshmërit për inflacionin mbeten të ankoruara mirë. "Shqipëria ka qënë mjaft e sukseshme në përballimin e një situate të vështirë dhe presioneve të mëdha që kanë ardhur nga mjedisi i jashtëm gjatë dy viteve të fundit", tha Bell, i cili e argumetontoi këtë fakt si rezultat i ndërmarrjes së politikave të sukseshme financiare dhe monetare./n.m/
KOMENTE