English

Berisha: Bankat e huaja besojnë te ne, do na japin kredi 3 miliardë euro për investime

Tiranë, 14 Korrik, NOA – Shqipëria ka zgjuar interesin e bankave të huaja, të cilat janë të gatshme për t’i huazuar asaj kredi të nevojshme për realizimin e mjaft projekteve të rëndësishme në infrastrukturën vendase, me një shumë totale rreth 3 miliardë euro.

Kështu është shprehur kryeministri Sali Berisha gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, duke theksuar se Shqipëria me ecurinë e saj pozitive në këtë kohë krize, ka përfituar kredibilitet të plotë në qarqet e rëndësishme financiare në botë.

Ai ka komunikuar gjatë fjalës së tij se një kredi shumë e rëndësishme paraqitet për financimin e infrastrukturës në vend, ku Banka Evropiane e Investimeve, bashkë me Bankën Islamike të Zhvillimit paraqiten të interesuara të financojnë trajektoren e rrugës Tiranë-Elbasan, si pjesa më kryesore e Korridorit VIII.

“Ndërsa tre banka të tjera janë angazhuar për rrugët rurale”, bëri me dijeni ai.

Më tej, Berisha bëri me dije se Banka Gjermane e Zhvillimit ka marrë përsipër të realizojë linjën e interkonjeksionit mes Tiranës dhe Prishtinës dhe po e konsideron me rëndësi të madhe edhe linjën tjetër, Tiranë-Shkup.

Sikundër, nuk ka lënë pa përmendur edhe Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), e cila ka paraqitur interes për investimin në Rrugën e Arbrit...(vijon).

n.e/NOA

KOMENTE