Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Durres: Mot I Qendrueshem, Motopeshkatoret Ne Gjueti
English

Durres: Mot I Qendrueshem, Motopeshkatoret Ne Gjueti

DURRES, 14 korrik /ATSH-Gëzim Kabashi/. - Situata metereologjike në rajonin e Durrësit do të jetë e mirë dhe megjithë erën e lehtë nga veriperëndimi, kushtet detare favorizojnë lundrimin e anijeve dhe motopeshkatoreve, bënë të ditur për ATSH-në burime zyrtare nga kapiteneria e portit. Tragetet e linjës Bari-Durrës po ankorohen njëri pas tjetrit megjithë numrin e madh të udhëtarëve që çdo ditë vijnë nga Italia drejt vendit tonë. Në portin më të madh të vendit gjatë ditës pritet të mbërrijnë 5-6 tragete dhe katamaranë me udhëtarë dhe kamionë që do të lehtësojnë rikthimin për pushime të mijra bashkëatdhetarëve që punojnë dhe jetojnë në vendet e Evropës perëndimore, shtuan burimet. Moti i qëndrueshëm me erë të lehtë nga veriperëndimi do të shoqërojë situatën sinoptike në këtë rajon, ndërsa temperaturat e ajrit në mesditë do të kalojnë kuotat 30 gradë Celsius. Përpunimi i anijeve me mallra dhe kontejnerë dhe trafiku i mjeteve lundruese në portin e Durrësit parashikohet të vazhdojë normalisht. Kushtet detare janë mjaft të favorshme për lundrim kanë nxjerrë në gjueti mbi 35 motopeshkatore në zonën nga grykëderdhja e lumit Seman në jug deri në atë të Bunës në veri, përfunduan burimet e kapitenerisë. /a.ke/
KOMENTE