Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dy Persona Të Kërkuar Nga Drejtësia Ndërkombëtare, Ndalohen Në Morin Dhe Rinas
English

Dy Persona Të Kërkuar Nga Drejtësia Ndërkombëtare, Ndalohen Në Morin Dhe Rinas

TIRANE, 14 Korrik/ATSH/.- Dy persona, të kërkuar nga drejtësia ndërkombëtare, u ndaluan sot në Pikat e Kalimit Kufitar të Morinit, në kufi me Kosovën, dhe të Rinasit. Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana bëri të ditur se sot, u bë e mundur kapja e shtetasit Ferit Siridolli, 46 vjeç, nga Kosova, person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden, pasi Gjykata Elmshorm/ Gjermani, me datë 2 maj 2002, ka lëshuar urdhrin e arrestit ndaj tij për kryerjen e veprës penale të "përdhunimit dhe heqjes së lirisë së tjetrit". Po sot, gjatë kontrollit në aeroportin e Rinasit, u arrestua shtetasit italian, Italo Gigante, 57 vjeç, lindur në Ruoti. Nga verifikimi i kryer në sistemin e kërkimit të Interpol-it, ASF, ky shtetas ka rezultuar i kërkuar në nivel ndërkombëtar nga Interpol Brukseli/Belgjikë dhe ndaj tij është lëshuar urdhëri i arrestit i Gjykatës së Shkallës së Parë Bruksel, për kryerjen e veprave penale të "korrupsion pasiv dhe aktiv, falsifikim dhe përdorim dokumentesh të vjedhura, pastrim të fondeve kriminale". Materialet përkatëse për këto dy shtetas do t'i kalojnë Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Drejtësisë, me qëllim fillimin e procedurave për arrestimin me qëllim ekstradimi të këtyre shtetasve. /s.s./
KOMENTE