English

Fullani: Po rikuperohet besimi te bankat

Tiranë, 14 Korrik, NOA Update – “Besimi i qytetarëve në sistemin bankar shqiptar është rikuperuar dhe këtë e tregon më së miri fakti i rritjes së nivelit të depozitave pranë tij gjatë muajve të fundit”.

Një fakt të tillë e ka bërë me dijeni guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, gjatë një konference të përbashkët me ministrin e Financave, Ridvan Bode dhe shefin e misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Tiranë, Gervin Bell.

Sipas tij, kjo është pasojë e politikave të duhura të ndjekura nga qeveria, por edhe institucioneve financiare në vendin tonë, referuar edhe Bankës së Shqipërisë, të cilat kanë ndikuar në zbutjen e efekteve negative që kriza ekonomike globale induktoi në situatën ekonomike në vend.

Ndër të tjera, guvernatori Fullani shtoi se zhvillimet ekonomike të ditëve të fundit përmbajnë sinjale inkurajuese, por gjithsesi, ato tregojnë edhe faktin se disa pika duhen plotësuar.

“Ecuria e ekonomisë ka pasur një rritje pozitive, por të ngadaltë. Kërkesat e brendshme kanë pasur ecuri të ngadaltë duke reflektuar vështirësitë ne financimin e aktivitetit ekonomik.”, saktësoi ai.

n.e/NOA

KOMENTE