Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Has: Çdo Ditë Ujiten Mbi 80 Hektare Toke Bujqesore
English

Has: Çdo Ditë Ujiten Mbi 80 Hektare Toke Bujqesore

HAS, 14 korrik/ATSH-R.Hoxha/. - Temperaturat mjaft të larta të këtyre ditëve kanë bërë që të gjitha rezervuaret në rrethin e Hasit të vihen në funksion të fermerëve, ku çdo ditë ujiten 80 hektarë tokë bujqësore. Duke e bërë të ditur kete për ATSH-në, drejtori i zyrës së Bujqësisë të rrethit, Rifat Mulaj, tha se, në ditë ujiten mbi 80 ha toka të mbjella kryesisht me misër, pa harruar edhe kulturat e tjera që kanë nevojë. Pozitiv është fakti se në këtë periudhë të gjitha rezervuaret e këtij rrethi janë në eficencë e punojnë me kapacitet të plotë. "Nga 26 rezervuaret, vetëm 2 prej tyre punojnë me kapacitet të pjesshëm për shkak të problemeve teknike, ndërsa të tjerat janë në eficencë të plotë e në shërbim të fermerëve", thotë Mulaj. Ndihmesë po japin shoqatat e ujitjes, të cilat po menaxhojnë sasinë e ujit duke ushtruar kontroll të vazhdueshëm në përdorimin e tij. "Kjo ka mundësuar që këtë vit të mos kemi asnjë konflikt mes fermerëve", thotë Mulaj. Në rrethin e Hasit funksionojnë 26 rezervuare të ndërtuara në vitet '70, që kanë kapacitet ujëmbajtës nga 150 mijë metër kub - 1,750 milion metër kub ujë, sic është ai i Krumës. Ndërsa digat e këtyre rezervuareve kanë lartësinë nga 16 - 36 metër. /a.ke/
KOMENTE