English

Kinë - Të Paktën 41 Të Vdekur Dhe 34 Të Zhdukur Nga Rrëshqitjet E Tokës

PEKIN, 14 korrik /ATSH-AFP/ - Të paktën 41 persona humbën jetën, 43 të tjerë u plagosën dhe 34 rezultojnë të zhdukur nga rrëshqitjet e tokës si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm në jugperëndim dhe pjesën qendrore të Kinës. Rrëshqitjet e tokës ndodhën në disa fshatra të provincës Yunnan dhe Sichuan si dhe në atë të Hunanit. ''Një lokalitet në distriktin Qiajia ka qenë më i prekuri me 17 të vdekur dhe 28 të zhdukur'', njoftoi sot agjencia zyrtare kineze e lajmeve Hsinhua./ /ec/ a.jor.
KOMENTE