Kremlini: Vizitë E Presidentit Medvedev Në Finlandë Më 20-21 Korrik
					  MOSKË, 14 korrik /ATSH-AFP/ - Presidenti rus, Dmitri Medvedev do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Finlandë, në datat 20 dhe 21 korrik, njoftoi sot zyra e shtypit e presidentit, në Kremlini përmes një deklarate.
    "Në datat 20 dhe 21 korrik 2010, me ftesë të presidentes së Republikës së Finlandës, Tarja Halonen, presidenti i Federatës së Rusisë, Dmitri Medvedev do të niset drejt Helsinkit për një vizitë pune", theksohej në njoftimin e Kremlinit.
    Dmitri Medvedev e ka zhvilluar vizitën e tij të parë zyrtare në Finlandë më 20 dhe 21 prill të vitit 2009./
/i.p/ 				
				
				

 
    