Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Liberalizimi I Vizave, Soreca Shqipëria Progres Në Plotësimin E Kritereve
English

Liberalizimi I Vizave, Soreca" Shqipëria Progres Në Plotësimin E Kritereve

TIRANË, 14 Korrik /ATSH- M.Shkurta/. - Shefi i Njësisë së Marrëdhënieve me Jashtë dhe Zgjerimit në Drejtorinë e Përgjithshme për Lirinë dhe Sigurinë të Komisionit Europian, Luigi Soreca, vlerësoi sot në Tiranë, gjatë takimit me ministrin e Brendshëm, Lulzim Basha, progresin e Shqipërisë për plotësimin e kritereve shtesë të Komisionit Europian për liberalizimin e vizave, duke u shprehur se çdo gjë është në rrugën e duhur. Zëdhënësi i ministrisë së Brendshme bëri të ditur se z. Soreca shoqërohej në takim nga zv.shefi i Njësisë së Marrëdhënieve me Jashtë dhe Zgjerimit, Vassilis Maragos dhe kreu i Delegacionit të Komisionit Europian në Tiranë, Helmut Lohan. Përfaqësuesit e Komisionit Europian vlerësuan se është bërë punë shumë e mirë për Strategjinë për Riintegrimin e të Riatdhesuarve, se kanë konstatuar rezultate të kënaqshme në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, narkotrafikut dhe trafikut të qenieve njerëzore si dhe rritjen e kapaciteteve profesionale të Policisë së Shtetit. Ata vlerësuan gjithashtu përpjekjet dhe rezultatet e deritanishme të agjencive ligjzbatuese në fushën e goditjes së aseteve ekonomiko-financiare të krimit të organizuar. Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, u shpreh në takim se qeveria shqiptare, Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit kanë vullnetin dhe përkushtimin e plotë jo vetëm për të përmbushur detyrat shtesë të Komisionit Europian për liberalizimin e vizave, por edhe për të vendosur në praktikën e punës të institucioneve shqiptare standardet më të larta të Bashkimit Europian. Ekspertët e Brukselit, të mbërritur dy ditë më parë në Tiranë, po inspektojnë instititucionet kryesore për plotësimin e tre kritereve shtesë, në lidhje me zbatimin e strategjisë për riintegrimin e të riatdhesuarve, përmirësimin e kapaciteteve në luftë kundër krimit dhe korrupsionit si dhe për zbatimin e ligjit për konfiskimin e aseteve kriminale. Pas vlerësimit të ekspertëve europianë për hapat e ndërmarrë nga qeveria shqiptarë për plotësimin e tre kritereve shtesë, ata do të paraqesin konkluzionet e tyre në KE. Në vjeshtën e sivjetme do të jenë Këshilli i Ministrave i BE-së e më pas Parlamentet e vendeve anëtare të BE-së që do të marrin një vendim përfundimtar për liberalizimin e vizave për qytetarët shqiptarë./s.s./
KOMENTE