English

Lindje E Mesme - Anija Libiane Me Ndihma Ndalon Pas Një Avarie

JERUSALEM, 14 korrik /ATSH-ANSA/ - Anija libiane me ndihma që përpiqet të mbërrijë në Rripin e Gazës ka mbetur e bllokuar gjatë natës në det të hapur për një defekt në motor. Lajmi bëhet i ditur nga Yussef Sawan, drejtori ekzekutiv i Fondacionit Gheddagi, që ka nisur anijen, i cili theksoi se anije luftarake izraelite e kanë rrethuar gjatë natës anijen me ndihma "Amalthea". Por një zëdhënës izraelit përgënjeshtroi se anija është rrethuar nga luftanije izraelite. /e.v/
KOMENTE