Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ministria E Mjedisit: Situata E Mbetjeve Të Ngurta Urbane Në Kontroll Të Vazhdueshëm
English

Ministria E Mjedisit: Situata E Mbetjeve Të Ngurta Urbane Në Kontroll Të Vazhdueshëm

TIRANË, 14 Korrik/ ATSH- Suada Daci/- Situata e grumbullimit, evadimit dhe trajtimit të mbetjeve të ngurta urbane në territorin e plazheve në të gjithë vendin, është në fokus të Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave. Në një konferencë për shtyp, Kryeinspektori i Mjedisit, Ilir Bala, tha se "agjencitë rajonale të mjedisit dhe njësitë e inspektoriatit të mjedisit në qarqe janë urdhëruar të jenë në gadishmëri për të kontrolluar në çdo moment administrimin e mbetjeve urbane në këto zona". Sipas tij, "janë kontrolluar plazhet në komunat Velipojë, Shëngjin, plazhin e Tales, Gjirin e Lalzit, plazhin e Durrësit, duke vazhduar edhe në ditët në viijm". "Ndaj disa subjekteve publike dhe private, të cilët nuk kanë respektuar kërkesat ligjore të parashikuara nga ligji "Për administrimin mjedisor të mbetjeve të ngurta", nga ana e Inspektoriatit të Mjedisit janë vendosur gjoba", tha Bala duke shtuar se, "aktualisht janë penalizuar komuna e Velipojës, e Shëngjinit, Shënkollit dhe Ishmit". Ai bëri të ditur se "Inspektoriati i Mjedisit, në zbatim të kompetencave ligjore, do të ndjekë në vazhdimësi situatën mjedisore të administrimit të mbetjeve urbane, për të parandaluar veprimtaritë e kundraligjshme, dhe për të vepruar me të gjithë forcën e ligjit ndaj operatorëve publikë dhe privatë të cilët e shkelin atë"./s.s./
KOMENTE