English

Një grua kryen marrëdhënie seksuale me të birin 14-vjeçar, e pret burgu (VIDEO)

SHBA, 15 Korrik NOA/ Rid Bulku - Aimee Louise Sword është dënuar me nëntë vjet burg nga Gjykata Federale e Michigan dhe kjo me akuzën e marrëdhënie seksuale të kryera me djalin e saj 14 vjeçar, në vitin 2008.

Gruaja, tashmë 36-vjeçare, e kishte dhënë fëmijën e saj për adoptim, menjëherë pas lindjes, por kishte arritur të mbante kontaktet me prindërit adoptim, të cilët çdo vit i dërgonin fotografi të djalit.

Pas 14-vjetorit, familja e djalit adoptiv në mënyrë të pashpjegueshme vendosi të ndërpriste marrëdhëniet.

Që nga ai moment e më tej Aimee Sword është kapur nga një vështirësi e rastësishme dhe e pashpjegueshme emocionale, duke vendosur të joshë djalin, ku ky i fundit nuk ishte në dijeni për identitetin e vërtetë të nënës natyrore.

“Kur pa djalin e saj, diçka brenda në shpirtin e saj u ngjall.” Këto ishin fjalët e avokatit Mitchell Ribitwer përpara trupit gjykues.

“Aimee është ende në përpjekje për të kuptuar arsyet që çuan të kryente një akt të tillë. Momentalisht mund të them se klientja ime ka nevojë për një konsultim psikiatrik.

{youtube}uFuMDh1sFY8{/youtube}

Sword, kështu u akuza për krimin seksual, të të pasurit marrëdhënie me djalin e saj vetëm një herë. Hetuesit zbuluan se diçka e tillë kishte ndodhur dy herë, një në shtëpi dhe në një hotel.

Prokuroria, Jessica Cooper tha: “Është një rast tragjik, unë personalisht jam marrë me këtë çështje të djalit dhe jam kujdesur për të gjetur tutelën më të mirë shëndetësore për të, pasi momentalisht është ajo për atë ç’ka ai ka nevojë”.

r.b/NOA

KOMENTE