Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS, Bodes: Qeveria e paaftë të parandalonte krizën ekonomike
English

PS, Bodes: Qeveria e paaftë të parandalonte krizën ekonomike

Tiranë, 14 korrik, NOA – Duke iu përgjigjur deklaratave të sotme të Ridvan Bodes lidhur me akuzat e opozitës se qeveria rezultoi e paaftë të parandalonte thellimin e krizës ekonomike, selia rozë deklaroi rishtas se “qeveria e Saliut dhe e Ridvanit, jo vetëm ka qenë e paaftë për të vepruar në parandalimin e krizës, por është e paaftë dhe për të dëgjuar këshillat e opozitës, që ka më shumë se 10 muaj që i bie kambanave të alarmit”.

Deputeti i PS-së, Eduart Shalsi theksoi gjithashtu se kjo qeveri nuk duhet të ketë guximin të flasë për ekonomi të qëndrueshme.

“Një qeveri që ka ndaluar së investuari, që nuk kontrollon dot më inflacionin dhe rritjen e çmimeve, që nuk arrin dot të mbledhë të ardhura nga taksat dhe tatimet, që po e mbyt sistemin bankar duke bërë që kredidhënia të bllokohet, që e ka çuar borxhin e brendshëm në vlera të llahtarshme, që tallet me pensionistët duke bërë rritjen më të ulët të pensioneve gjatë 10 viteve të fundit, nuk duhet të ketë kurajën për të folur për ekonomi të qëndrueshme”, theksoi deputeti i PS-së, Shalsi.

Sipas Shalsit, “Të vetmit njerëz që përjetojnë zhvillim ekonomik janë ministrat e Saliut”, duke iu referuar këtu ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti, që brenda 1 viti deklaroi një shtim pasurie prej 1.8 milion eurosh.

mit/NOA

KOMENTE