Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sherr në parkingun e një hoteli, agresori plagos me armë 18-vjeçarin dhe zhduket
English

Sherr në parkingun e një hoteli, agresori plagos me armë 18-vjeçarin dhe zhduket

Durrës, 14 Korrik, NOA – Në parkingun e një hoteli, dy persona janë zënë me njëri-tjetrin orëve të vona të natës duke përfunduar deri në krisje armësh, nga të cilat ka mbetur i plagosur rëndë njëri prej tyre.

Ngjarja e rëndë raportohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet policore të Durrësit, sipas të cilave ajo ka ndodhur konkretisht në mjediset e hotel “Canal Grande”, pas një konflikti për motive të dobëta mes 42-vjeçarit Aleksandër Mustaka dhe 18-vjeçarit me inicialet O.B., banues në Vlorë.

I pari mësohet se është agresori, ndërsa i dyti ka pësuar prej tij dëmtime në këmbën e majtë përmes plumbave të një pistolete, por për fat të mirë ai ndodhet aktualisht i shtruar në spitalin e Durrësit, jashtë rrezikut për jetën.

Pas ngjarjes, autori i dyshuar i saj, Aleksandër Mustaka është larguar me qëllim shmangien nga hetimi, por nga ana e policisë, po vazhdon puna për kapjen e tij. Ndërkaq, materialet proceduriale për veprat penale të “Plagosjes së lehtë me dashje” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve e municioneve luftarake”, iu kaluan për ndjekje prokurorisë së Durrësit.

n.e/NOA

KOMENTE