Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Profil/ Utreht, Klubi Hollandez I 'Mburojës Së Krojfit
English

Sport-Profil/ Utreht, Klubi Hollandez I 'Mburojës Së Krojfit"

TIRANË, 14 Korrik /ATSH - Gjergji Mima/ - FC Utrecht u krijua në 1 korrik 1970 si një bashkim i tre klubeve nga qyteti i Utrecht: DOS-it, Elinkuijk dhe Velox. Utreht ka marrë pjesë në Kupën UEFA në vitet '80 disa herë, por pësoi një rënie ën paraqitjet e saj pas vitit 1991 dhe duhej të priste për dhjetë vjet të mëtejshme për të luajtur përsëri në futbollin europian. DOS, një prej klubeve të bashkuar tek Utreht ka fituar kampionatin kombëtar në 1958. FC Utrecht ka fituar Kupën e KNVB tri herë: në 1985, 2003 dhe 2004. Në vitin 2004 Utrehti fitoi çmimin "Mburoja e Johan Krojfit". FC Utrecht ishte klubi i parë jashtë tradicionales së tre klubeve kryesorë holandezë Ajax , Feyenoord dhe PSV për të fituar këtë trofe. FC Utrecht është gjithashtu i vetmi klub jashtë treshes tradicionale që kurrë nuk është larguar nga Eredivisie(kampionati) holandez. Pjesërisht shkaku i kësaj mund të jetë sepse klubi është themeluar relativisht vonë, por ajo që duhet të theksohetështë se në kampionatin hollandez, përveç treshes tradicionale, çdo ekip ka rënë të paktën një herë nga kategoria, që nga themelimi i FC Utrecht. Stadiumi i F.C Utreht është "Galgenuaard Stadion" me emrin e parë që ndryshoi më vonë me emrin "Galgenuaard Nieuv Galgenuaard" me një kapacitet prej 24.426 spektatorësh. Pjesëmarrja mesatare në 2004/05 është 19.600 njerëz. Në sezonin 2006/07 pjesëmarrja mesatare është rritur në 20.004 persona. ngjyrat e klubit janë të kuq dhe të bardhë. Ton du Chatinier është drejtuesi aktual me Uouters Jan si asistent i tij. Foeke Booy, drejtori i mëparshëm i cili drejtoi ekipin e të dy titujve tashmë është drejtor teknik. Më 2 prill 2008 u njoftua se ish-pronari i Mammoet, Van Seumeren, ka marrë mbi 51% të aksioneve të FC Utrecht. Kjo e bën Utrehtin klubin e dytë në Holandë, pasi AZ Alkmaar, që të jetë në pronësi të investitorëve./n.m/
KOMENTE