English

Vlore: Mot I Kthjellet, Kushte Te Favorshme Lundrimi

VLORË, 14 korrik/ATSH-H.Koçi/.- Kushtet meteorologjike në gjirin detar të Vlorës sot parashikohet të jenë të qëndrueshme. Moti do të jetë i kthjellët, me vranësira të pakta që në mesditë do të arrijnë në nivel mesatar, ç'ka do të shoqërohet me rritje të mëtejshme të vlerave të temperaturave. Kushtet e favorshme të lundrimit po shfrytëzohen nga peshkatarët. Janë mbi 20 peshkarexha që dalin çdo ditë për gjueti në hapësirën detare brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës. Burime të Kapitenerisë së Portit bënë të ditur për ATSH-në se, sot era do të ketë drejtimin në kuadratin Perëndim-Veriperëndim, me shpejtësi nga 2-4 m/sek, deri në 6-8 m/sek në afërsi të bregut të detit. Temperaturat e ajrit do të arrijnë vlerat maksimale në 32-34 gradë celsius dhe ato minimale në 19-21 gradë celsius. Valëzimi parashikohet të jetë 1-2 ballë brenda gjirit detar dhe 3-4 ballë në det të hapur. Dy tragetet e linjës detare Vlorë-Brindisi do të lundrojnë sot drejt portit italian në orët e mesditës. /a.ke/
KOMENTE