Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vlore: Sistem Vrojtim-Sinjalizimi Per Mbrojtjen E Pyjeve Nga Zjarret
English

Vlore: Sistem Vrojtim-Sinjalizimi Per Mbrojtjen E Pyjeve Nga Zjarret

VLORE, 14 korrik/ATSH-H.Koçi/.- Një shërbim i posaçëm vrojtim-sinjalizimi për mbrojtjen e pyjeve nga zjarret gjatë sezonit veror është organizuar nga ndërmarrja e Shërbimit Pyjor në Qarkun e Vlorës në të gjithë teritorin e tij. Drejtori i ndërmarrjes, Bujar Karçanaj tha sot për ATSH-në se, "sistemi i vrojtim-sinjalizimit funksionon në të gjithë territorin, ku pjesë e tij janë dhe strukturat e ngritura në të gjitha fshatrat, komunat, etj". Sipas tij, përmes sistemit, brenda një kohe relativisht të shkurtër përcillen çdo rast i mundshëm i shfaqjes së zjarreve, ndërsa në strukturat përfshihen edhe kryepleqtë e fshatrave, që kanë kompetenca të caktuara në strukturat e ngritura nga Ndërmarrja e Shërbimit Pyjor, ndërsa janë vënë në dispozicion numra celularësh pa pagesë. Prioritet mbetet Parku Kombëtar i Llogorasë dhe Pylli i Sodës në periferi të Vlorës, ku shërbimi është 24 orësh dhe numri i punonjësve i përfshirë në to është i mjaftueshëm për të vepruar në çdo rast të shfaqjes së mundshme të zjarreve. Edhe sivjet, sikurse në vitet e tjera, janë nënshkruar marrëveshje me barinjtë e zonave të ndryshme, ku përcaktohen detyrimet dhe të drejtat reciproke për mbrojtjen e zonave të gjelbra nga zjarret. Prej rreth 2 vjetësh, 50 përqind e sipërfaqes së pyjeve ka kaluar nën administrimin e njësive të qeverisjes vendore, fakt që po shoqërohet me përmirësim të situatës së shfaqjes së vatrave të zjarrit. Vitin e kaluar numri i tyre ishte 3 herë më i vogël krahasuar me vitet paraardhëse. Fondi i pyjeve dhe kullotave në rrethin e Vlorës përbëhet nga rreth 73 mijë hektarë, nga të cilat 40 mijë hektarë janë kullota. /a.ke/
KOMENTE