English

Argjentina ligjëron martesat gay, Kisha: Po dilni kundër Zotit

Buenos Ajres, 15 Korrik, NOA – Pas disa vendeve evropiane të cilat kanë ligjëruar martesat gay, Argjentina është vendi i parë latino-amerikan që e ka lejuar një gjë të tillë, duke shkaktuar një reagim të madh nga kisha katolike në vend.

I njohur si një vend besimtar, Argjentina çuditërisht u ka lejuar çifteve homoseksuale jo vetëm që të martohen, por edhe të birësojnë fëmijë, e kjo duket se ka shkaktuar zemëratën e kishës.

Ndërsa presidentja e Argjentinës, Kristina Fernandez, e ka përshkruar atë si një “hap pozitiv që mbron të drejtat e pakicave”, përfaqësuesi i Kishës Katolike tha se kjo është një luftë e hapur kundër Zotit dhe rregullave të tij.

n.e/NOA

KOMENTE