Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arrestohet punonjësi i OSSH, i vuri gjobë 1 milionë lekë një debitori të energjisë
English

Arrestohet punonjësi i OSSH, i vuri gjobë 1 milionë lekë një debitori të energjisë

Fier, 15 Korrik, NOA – Kishte një listë të gjatë me detyrime të papaguara për energjinë elektrike dhe për t’i shlyer ato, preferoi që t’i paguante më mirë 1 milionë lekë punonjësit elektrik të OSSH-së që ia kishte vënë ato në formë gjobe për ndërprerjen e energjisë elektrike.

Bëhet fjalë për personin me inicialet I.B. i cili i ka paguar këto para dhe 53-vjeçarin Vangjel Behari, me punë përgjegjës i arkëtimeve pranë degës së OSSH-së në Fier.

Ky i fundit, siç raportojnë burimet policore të Fierit për agjencinë e Lajmeve NOA është vënë në pranga prej tyre në kuadrin e operacionit “Guximi”.

Mësohet se arrestimi i këtij personi u bë pas një pune disa ditore investiguese e operative nga ku u bë i mundur dokumentimi ligjor i veprimtarisë kriminale të “Korrupsionit pasiv ne sektorin privat”, parashikuar nga neni 164/b të Kodit Penal, kryer nga Vangjel Behari.

Materialet hetimore iu kaluan prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

n.e/NOA

KOMENTE