Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arsim/Tirane:13 Gjimnazistë, Fitues Per Studime Ne Universitetet Me Ne Ze Te Botes
English

Arsim/Tirane:13 Gjimnazistë, Fitues Per Studime Ne Universitetet Me Ne Ze Te Botes

-Shpërblimet dhe bursat, motivimet më të mëdha për nxënësit e dalluar- TIRANË, 15 Korrik/ ATSH - Gjergji Mima/ - Këtë vit, 13 nga gjimnazistët e Tiranës, që kanë pëfituar bursa si nxënës të shkëlqyer nga Bashkia, kanë fituar të drejtën të studjojnë në universitetet më të mira në botë. Një prej tyre, Anada Lakra ka mbaruar me nota të shkëlqyera gjimnazin "S.Frashëri" dhe ka arritur të fitojë bursë të plotë për të studiuar në një prej universiteteve më të njohur të SHBA-së, në Yale. "Kur u pranova në universitetin e Jellit (Yale), nuk u besoja syve. Më besoni kur ju them se fjalët "Welcome to Yale" (Mirë se vini në Jell) më lanë një shije të papërshkrueshme habie, sepse ishte një ëndërr e kthyer në realitet", tregon për ATSH-në, Anada Lakra, që nuk e fsheh dot entuziazmin për rrugën e re që e pret përpara. Në fakt, aplikoi fillimisht në 4 universitete ndërkombëtare, ndër të cilët edhe tek Kolumbia University dhe mundi të fitojë në të katërt. Por zgjedhja e parë dhe më e preferuar, ishte Jelli, ku tashmë ka vendosur tashmë të vijojë studimet e saj. Anada Lakra është një nga nxënëset e shkëlqyera, që ka përfituar për vite bursë nga Bashki e Tiranës dhe anëtare aktive e rrjetit rinor të kryeqytetit, duke marrë pjesë në një sërë veprimtarish e projektesh të rëndësishme Ajo bashkë me 12 bashkëmoshatarë të tjerë, falë rezultateve të mira në mësime, tashmë janë pranuar të vijojnë studimet e larta në universitetet më me emër në botë. Ende të vegjël, apo të rinj, pas orësh e orë punë të kaluara mbi libra, rezultatet që kanë arritur janë me të vërtetë mbresëlënëse: dëftesa dhe rezultate provimesh të shkëlqyera, janë kështu nxënësit e dhjetave, me të cilët krenohen jo vetëm prindërit apo mësuesit, por edhe komuniteti dhe gjithë qytetet ku jetojnë. Të shpërblesh meritat e të rinjve që përfundojnë studimet e tyre me vlersimet maksimale, duke merituar medalje ari, është e vështirë, por jo e pamundur. Më e pakta që mund të bëjnë të gjithë është respekti. Maksimalja është vlerësimi dhe përkrahja në një rrugë suksesi, që nuk është vetëm e tyrja, sepse do t'i shërbejë të gjithëve. Shpërblimi për nxënësit e dalluar të kryeqytetit përbën një nga motivimet më të mëdha që mund t'i bëhet nxënësve më të dalluar të shkollave 9- vjeçare dhe të mesme. Bashkia e Tiranës shpërblen nxënësit më të dalluar të kryeqytetit me një shumë modeste. Sipas burimeve të saj, "nxënësit e shkollave 9-vjeçare që përfundojnë studimet me notat 10-ta përfitojnë shumën prej 30 mijë lekësh të vjetra në muaj, ndërsa për nxënësit e gjimnazeve, që përfundojnë me nota maksimale, jepet një shpërblim prej 50 mijë lekësh të vjetra në muaj". Në Shqipëri, një vend i vogël ku resurset natyrore, ekonomia, lëndët e para nuk mund të krahasohen me vendet e zhvilluara të Evropës, megjithatë, ka studentë mjaft të talentuar. Burime të Bashkisë së Tiranës bëjnë të ditur se ka edhe studentë, që përfitojnë bursa në disa prej Universiteteve më të njohura në botë. "Mbështetja për të rinjtë e dalluar ka nisur rreth 5 vjet më parë dhe sigurisht nuk do të mbyllet këtu. Ideja dhe dëshira për të mbështetur dhe stimuluar nxënësit e dhjetave ka qenë e hershme në administratën bashkiake, por ajo ka nisur të konkretizohet në vitin 2004, kur Bashkia i propozoi Këshillit Bashkiak projektin "Dhënie stimuli, nxënësve me rezultate të shkëlqyera në shkollat publike të qytetit të Tiranës", thonë burime nga Bashkia e Tiranës. Sipas këtij projekti, të gjithë nxënësit e dhjetave në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme përfitonin një pagesë financiare në formën e bursës. "Ishte vetëm fillimi, por ishte i mbarë dhe rezultatet e tij janë të dukshme sot, kur numri i nxënësve që kanë rritur rezultatet e tyre në shkollë dhe që përfitojnë bursën e Bashkisë është rritur ndjeshëm", shtojnë burimet. - Ja ku kanë fituar të drejtën e studimit nxënësit më të dalluar të kryeqytetit: 1. Anada Lakra - YALE, USA, me bursë të plotë 2. Anika Xhafa - Bocconi, Milano 3. Eva Koliçi - INSA (Grande Ecole) - Inxhinieri-Arkitekturë, Strasbourg 4. Ami Narazani - Amsterdam 5. Zheni Marku - Universite Bordeaux IV - Montesquieu , France 6. Jonida Ndreu - Universiteti Amerikan në Bullgari 7. Elena Pici - Eshtë ndërmjet zgjedhjes së Bocconi dhe Universitetit Amerikan në Bullgari 8. Evisa Lumani - Bursë studimi për në "American University " of Bulgaria 9. Argit Marishta - Bursë studimi për në Amerikë 10. Kristi Mitre - Bursë të plotë për në Universitetin Amerikan në Bullgari dhe në Francë, Paris 11. Holta Haxhiu - Bursë dhe të drejtë studimi në Holandë 12. Kristi Pango - Bursë të plotë tek AUBG 13. Zerina Bruci - Bursë të pjesshme, shkolla AUBG. /s.s./
KOMENTE
  • Anizel13:34 - 16 Korrik 2010
    Urime te gjithe ketyre studenteve kudo qe te studiojne dhe te ndihen krenare er ate qe jane dhe nga c'vend jane. Dhe nje urim special per ish- nxenesen time qe edhe pse ne moshe te vogel karakteri dhe inteligjenca e saj kishte premisa te sigurta per te ardhmen e saj...Suksese Anada .....