Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bosch: Duam zgjidhje nga tryeza e bisedimeve
English

Bosch: Duam zgjidhje nga tryeza e bisedimeve

Tiranë, 15 korrik, NOA, Rajmonda Lajthia - Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Robert Bosch vlerëson përpjekjen e palëve për zgjidhjen e krizës politike, pas takimit të parë Ruçi-Patozi.

Në një intervistë për agjencinë NOA, diplomati Bosch çmoi se më në fund përfaqësuesit e dy partive po merren me gjëra substanciale.

“Ky është një zhvillim pozitiv. Më në fund po shikojmë se dy partitë politike po merren me gjëra substanciale. Ne e përgëzojmë nisjen e negociatave dhe urojmë e shpresojmë në gjetjen e një zgjidhjeje”- u shpreh Bosch.

I pyetur nëse zgjidhja do të mbështetet mbi draftin, që ai vetë përmendi pak kohe më parë, por që u përfshi nga replikat për ekzistencën ose jo të një zgjidhjeje të parashkruar, diplomati Bosch u përgjigj në këtë mënyrë: “Nuk dua të komentoj mbi këtë çështje, por mendoj se kështu do të jetë”.

Qëndrimi i ambasadorit Bosch vjen një ditë pas uljes në një tryezë bisedimesh të dy krerëve të grupeve parlamentare, Ruçi e Patozi, të cilët nuk gjetën konsensus për kërkesën e opozitës, atë të rinumërimit të fletëve të votimit.

Gjatë intervistës së tij ambasadori i OSBE-së u ndal edhe në ligjin shumë të debatuar të Shërbimit Informativ Shtetëror, për të cilin qeveria po kërkon të shtrijë kontrollon mbi këtë institucion dhe ndaj të cilit janë bërë kritika të forta nga organizatat ndërkombëtare.

Bosch nënvizoi se “Ne nuk është se do të dalim me një draftligj. Ne kemi sjellë një ekspert ekspert britanik, i cili do të japë ndihmesën e tij në komisionin e sigurisë, gjatë hartimit të këtij ligji”.

OSBE deklaroi një ditë më parë se asistenca, që do të ofrojë për ligjin e Shërbimit Informativ nuk ka lidhje me ndryshimet, që qeveria po kërkon të bëjë në këtë draft.

r.l/NOA

KOMENTE