Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ekon-Euromoney Nderon Raiffeisen Bank Me Çmimin Banka Me E Mire Ne Shqiperi
English

Ekon-Euromoney Nderon Raiffeisen Bank Me Çmimin "Banka Me E Mire Ne Shqiperi"

TIRANE, 15 Korrik /ATSH- E.Xhajanka/- Euromoney, revista lider në botë për bankingun global dhe tregjet financiare e të kapitalit, ka zgjedhur Raiffeisen Bank në Shqipëri si "Banka më e Mirë" në vend për të gjashtin vit me rradhë, bënë të ditur sot burime nga Raiffeisen Bank. Banka u ble nga Raiffeisen International në vitin 2004 dhe është banka më e madhe në Shqipëri, me një bilanc total prej afro 2 miliardë euro. "Në 2009 Raiffeisen Bank forcoi pozicionin e saj të liderit në treg nëpërmjet një kombinimi të rritjes organike dhe shkurtimit të kostove", thotë revista prestigjoze Euromoney. "Ne jemi shumë krenarë që revista e mirënjohur Euromoney ka zgjedhur përsëri Raiffeisen Bank si Bankën më të mirë në vend dhe kemi shumë besim që do të vazhdojmë të rritemi dhe të përballemi me sfidat e të ardhmes ashtu siç kemi bërë deri tani. Raiffeisen Bank në Shqipëri ka treguar rritje gjatë vitit 2009, pavarësisht krizës ekonomike dhe vazhdon të jetë në vend të parë në të gjithë treguesit kryesore të performancës", tha Oliver J. Whittle, Drejtor Ekzekutiv i Raiffeisen Bank në Shqipëri. Euromoney nderoi gjithashtu me çmime edhe dy banka të tjera të rrjetit Raiffeisen; Raiffeisen Zentralbank Österreich AG si "Banka më e Mirë në Austri" dhe Raiffeisen Bank Aval si "Banka më e mirë në Ukrainë". Euromoney është një nga revistat lider në botë për bankingun global dhe tregjet financiare e të kapitalit. Çmimet e dhëna prej saj, tani në vitin e 19-të, vlerësojnë institucionet financiare me perfomancën më të mirë në çdo treg financiar dhe sektor produktesh si dhe bankat lider në më shume se 100 vende. Raiffeisen Bank në Shqipëri është banka më e madhe në vend dhe zë vendin e parë në të gjithë treguesit kryesore të performancës. Baza e saj e aseteve është afro 2 miliarde euro dhe ka një rrjet prej 102 degësh në të gjithë vendin. 180 ATM, 1200 terminale POS dhe një ekip specialistësh të shitjeve direkte i sigurojnë Bankës një rrjet gjithpërfshirës shpërndarjeje gati 3 here me te madh se konkurenti i saj me i afert./s.s./
KOMENTE