Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Elbasan: Plagos Me Thikë Bashkëfshatarin, Arrestohet Autori
English

Elbasan: Plagos Me Thikë Bashkëfshatarin, Arrestohet Autori

ELBASAN, 15 Korrik /ATSH- Miranda Sadiku/ - Një 35 vjeçar mbeti i plagosur rëndë mbrëmjen e sotme në një fshat të Elbasanit, pasi u godit disa herë me thikë nga një bashkëfshatar i tij. Zëdhënësja e Policisë së Qarkut, Valbona Begu, bëri të ditur se, "35 vjeçari Gëzim Murati, me banim në fshatin Griqan të rrethit të Elbasanit, u plagos me thikë nga bashkëfshatari i tij, 30 vjecari Ismail Çikoja, i cili u arrestua pas ngjarjes". Sipas policisë, autori u kap në vendin e quajtur "Kodra e fshatit Griqan" ndërsa tentonte që të largohej prej vendit të ngjarjes. Ndërkohë që me plagë të shumta në trup, i dëmtuari Gëzim Murati u dërgua në Spitalin e Elbasanit. Burime nga ky spital bënë të ditur se ai do të transferohet në Spitalin Ushtarak të Tiranës për një trajtim më të specializuar pasi gjendja e tij shëndetësore paraqitet e rëndë. /a.m//a.ke/
KOMENTE