English

Greqi - Një Zjarr I Madh Përfshin Ishullin Zakinthos

ATHINË, 15 korrik /ATSH-MIA/ - Një zjarr i madh ka shpërthyer që prej mbrëmjes së djeshme në ishullin grek Zakinthos, në detin Jon, njoftoi agjencia greke e lajmeve, ANA-MPA. Deri tani janë të panjohura shkaqet e shpërthimit të zjarrit. Flakët janë afruar në zonat e banuara dhe kanë shkaktuar ngordhjen e disa kafshëve. Para dy ditëve në të njëjtin rajon ka patur zjarre, por në zona më të kufizuara, shton agjencia./ a.jor.
KOMENTE