Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Grevë në Athinë, ndërpriten të gjitha fluturimet
English

Grevë në Athinë, ndërpriten të gjitha fluturimet

Athinë, 15 Korrik, NOA – Të gjitha fluturimet lokale dhe ndërkombëtare në Greqi sot janë ndërprerë për shkak të një greve të përgjithshme që kanë iniciar komoanitë greke të fluturimit.

Kështu, mediat vendase bëjnë me dijeni se kontrolluesit e fluturimeve në Greqi kanë filluar grevën duke bërë që kompanitë ajrore të shtyjnë ose anulojnë dhjetëra fluturime në linjat vendore dhe ndërkombëtare.

Sipas të dhënave, vetëm në aeroportin ndërkombëtar të Athinës janë anuluar 78 fluturime, ndërsa 79 të tjera janë shtyrë për më vonë.

Kjo grevë është paralajmëruar se greva do të zgjasë 4 orë, në solidaritet me grevat e tjera që janë zhvilluar kohët e fundit në këtë vend, nga kategori të ndryshme punonjësish, publikë dhe privatë.

Që të gjitha, kanë qenë kundër politikave të kursimit të ndërmarra nga qeveria greke, në kuadrin e daljes nga kriza e rëndë financiare që ka kapur këtë vend për shkak të ritmit të lartë të rritjes së deficitit buxhetor.

Konkretisht, sindikata e kontrolluesve ajrorë kërkon që qeveria në formë të prerë të zbarojë rregullat për trafikun ndërkombëtar.

n.e/NOA

KOMENTE